Oficerët e policisë në Stokholm shënuan Ditën e Policisë në xhaminë Fittja Ulu, e cila vepron pranë Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), raporton Anadolu Agency (AA).
Në orët e mëngjesit në oborrin e xhamisë mbërritën policët, të cilët ua prezantuan qytetarëve automjetet e policisë.
Pas hutbes, pas namazit të xhumasë, të pranishmëve iu drejtua Erik Akerlund, shefi i policisë Botkyrka.
Ai tha se bëjnë gjithçka që është në duart e tyre, ashtu që qytetarët të jenë të sigurtë. Ai kërkoi që të aplikojnë tek agjencitë e policisë nëse kanë ndonjë nevojë apo problem.
Akerlund tha se kanë bashkëpunim të mirë me administratën e xhamisë.
“Xhamia na ndihmon të parandalojmë shumë probleme sociale. Në këtë mënyrë ne i drejtohemi publikut dhe i informojmë se po punojmë së bashku për të parandaluar që të rinjtë të hyjnë në ujërat e krimit”, tha Akerlund.
Ai nënvizoi se ekzistojnë marrëdhënie të mira ndërmjet myslimanëve dhe policisë. Ai tha se do të bëjnë organizime të tilla çdo vit, duke u përpjekur t’u tregojnë myslimanëve të asaj zone se janë pranë tyre.
Ismail Okur, kryetar i Shoqatës së xhamisë Fittja Ulu, konfirmoi se për shumë vite kishin marrëdhënie të mira me policinë.
Ai shprehu kënaqësinë me faktin se për 10 vite shënojnë Ditën e Policisë në xhami.
“Unë jetoj këtu për 46 vjet, kemi marrëdhënie të mira me policinë suedeze, zgjidhim problemet së bashku”, tha Okur.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...