Një person që i përngjan Adolf Hitlerit është parë në qytetin austriak Braunau, ku edhe diktatori nazist ka lindur.
Policia ka lëshuar një urdhër arrest për personin në fjalë, duke e akuzuar për ‘glorifikim publik të personalitetit të Hitlerit’, transmeton portali arbresh.info.
I riu i veshur si Hitleri, me flokë dhe me mustaqe të njejta si dikatori, është parë nga shumë banorë lokalë, shkruajnë mediat lokale.
Ai gjithashtu është parë edhe në libraritë e vendit, duke shfletuar literatutë të Luftës së Dytë Botërore, madje thuhet se në një lokal ai është prezentuar si ‘Harald Hitler’.
Për mediat lokale policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ‘janë në dijeni të rastit’ dhe se tashmë kanë lëshuar një urdhër arrest për të dyshuarin që ‘po ringjall ndjenjën e nazizmit’.
Incidenti vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme ligjore mbi vendlindjen e Hitlerit. Parlamenti autriak në dhjetor të vitit 2016 ka votuar për konfiskimin e shtëpisë së lindjes të diktatorit./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut