Gjykatësja Jeannice Reding caktoi lirimin me kusht të Chauvin në 1 milion dollarë, ose 1,25 milionë dollarë lirimin pa kusht.
Polici i përjashtuar nga puna nga Minneapolis, i cili vendosi gjunjin në qafën e George Floyd-it që shkaktoi vdekjen e tij, bëri paraqitjen e parë në gjykatë me akuzat që ndërlidhen me vrasjen e afro-amerikanit të prangosur.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Derek Chauvin paraqitjen e realizoi përmes video-lidhjes.
Gjykatësja Jeannice Reding caktoi lirimin me kusht të Chauvin në 1 milion dollarë, ose 1,25 milionë dollarë lirimin pa kusht.
Pritet që Chauvin sërish të paraqitet në gjykatë më 29 qershor.
Në pamjet e publikuara në internet të arrestimit shfaqet Chauvin duke vënë gjunjin në qafën e Floyd-it për gati nëntë minuta, duke injoruar lutjet e tij se nuk mund të merr frymë, para se viktima të humbte vetëdijen.
Keith Ellison, prokurori i përgjithshëm i shtetit Minnesota, azhurnoi akuzat kundër Chauvin javën e kaluar pasi mori drejtimin e rastit në prokurori ditë më parë. Chauvin tani përballet me vrasje të shkallës së dytë.
Ai gjithashtu akuzon tre oficerët e tjerë të policisë që ishin në vendngjarje për ndihmë dhe përvetësim.
Zemërimi publik pas vdekjes së Floyd-it shkaktoi protesta kundër brutalitetit të policisë dhe kundër racizmit në SHBA dhe në mbarë botën./AA/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh