Një gazetare ukrainase e ka pësuar keq derisa po raportonte live në Kiev, ku nacionalistët po protestonin – ajo fillimisht goditet me vezë dhe më pas me grusht në fytyrë.
Bëhet fjalë për 20-vjeçaren, Darina Bilera, e cila po raportonte lidhur me vendimin për ekstradimin e një ushtari i identifikuar si Timur Tumgoev, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa gazetarja Bilera po raportonte para ndërtesës së gjykatës në Kiev, dikush prej turmës që po protestonte filloi ta ofendon duke e akuzuar se mbështeste forcat proruse.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet Bilera e cila derisa po raportonte sulmohej verbalisht nga një burrë i veshur me të kaltër, por ajo ishte këmbëngulëse dhe e vazhdonte punën.
Megjithatë, disa sekonda më pas dikush nga turma e goditi me vezë dhe më pas edhe me grusht. Por është interesant se si dhjetëra policë që ishin afër saj nuk ndërhyjnë për ta mbrojtur. /Telegrafi/
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës