Një fermer palestinez është vrarë nga izraelitët në Gaza, disa orë përpara një proteste të madhe që do të mbahet nga palestinezët.
Ngjarja ka ndodhur në Kan Junis, në jug të Gazës. Ushtria izraelite thotë se një tank ka hapur zjarr ndaj dy personave pasi ka vënë re veprime të dyshimta nga ata, pranë gardhit të sigurisë së kufirit. Ndërsa dëshmitarët thanë për BBC se fermerët u goditën nga tanku ndërkohë që ishin duke mbledhur majdanoz në fushë.
Palestinezët kanë ngritur tenda në kufi për një protestë që do të zgjasë 6 javë dhe që e kanë quajtur “Marshi i madh i kthimit”. Hamasi ka akuzuar Izraelin se vrasja e fermerit është bërë për të trembur palestinezët dhe për t’i lënë të kuptojnë se nuk duhet të marrin pjesë në protestë.
Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se protesta është një “përpjekje e hapur për një konfrontim” dhe ka shtuar se “përgjegjësia për çdo përplasje të mundshme i përket vetëm Hamasit dhe pjesëmarrësve në protestë”./tch/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...