Shtatë ushtarë turq janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes trupave turke dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) gjatë operacionit special të kryer në qarkun Cukurca, thuhet në ueb faqen e ushtrisë.
Ushtarët e plagosur janë dërguar në spitalin më të afërt, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa në këtë shkëmbim zjarresh dy militantët të PKK-së janë vrarë.
Thuhet se Forca Ajrore Turke mbështeti operacionin në terren, duke përdorur luftëtarin F-16 dhe helikopterin Bell AH-1 Cobra.
Operacioni special vazhdon.
Konflikti midis Turqisë dhe PKK, që kërkon krijimin e një shteti të pavarur kurd, ka vazhduar për më shumë se 30 vjet dhe ka marrë më shumë se 40,000 jetë./Arbresh.info
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...