Hetuesit rusë janë duke hetuar, lidhur me pamjet që e tregojnë një udhëtare, që u ‘lejua nga piloti, që të bashkëpilotonte me të aeroplanin me 50 udhëtarë’.
Videoja e shpërndarë e tregon udhëtaren të njohur si Anna, e cila ndodhej në ulësen e asistentit të pilotit dhe e drejtonte timonin, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, piloti i aeroplanit që ishte nisur për në udhëtimin e planifikuar për në Siberi, dëgjohej duke i dhënë instruksione gruas që besohet të jetë e pa kualifikuar në këtë profesion.
Derisa ishte raportuar, se aeroplani i përket kompanisë InAero, e nisur nga Yakutsk për në Batagai, por zëdhënësi i kësaj kompanie të udhëtimeve i ka hedhur poshtë pretendimet, duke shtuar se janë duke punuar që të zbulojnë të vërtetën.
Të njëjtën gjë, janë duke e bërë edhe autoritetet e sigurisë në transport, lidhur me ngjarjen që ka ndodhur më 31 gusht të këtij viti, ndërsa është shpërndarë tani në Instagram.
Megjithëse udhëtarja duket se nuk ndjehet rehat në fluturim, nuk raportohet për ndonjë aksident të ketë ndodhur në atë kohë në ndonjë fluturim të planifikuar.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...