Koreja e Veriut ka deklaruar se lëshimi i raketave të saj në hapësirë ujore një ditë më parë kishte për qëllim të paralajmërojë Korenë e Jugut para një stërvitje të planifikuar me SHBA-në në muajin gusht.
Sipas agjencisë zyrtare koreano-verior të lajmeve KCNA, “testi u realizua nën mbikëqyrjen e udhëheqësit, Kim Jong Un, ndërsa përfshinte një armë të re taktike që do të ishte e vështirë për t’u kapur”.
“Kim theksoi se mund të zhvillojmë sisteme armësh super të fuqishme për të mënjanuar kërcënimet potenciale dhe të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit tonë që ekzistojnë në Jug”, raporton agjencia KCNA.
Përderisa Veriu percepton SHBA-në si pjesë e këtij kërcënimi nga Jugu, zyrtarët në Uashington ende presin që dialogu i nivelit të lartë mbi denuklearizimin të rifillojë së shpejti, ashtu siç u pajtuan në takimin e papritur në Zonën e Demilitarizuar mes dy Koreve presidenti amerikan, Donald Trump dhe Kim.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dje në televizionin Bloomberg tha se ai parashikon që bisedimet me Phenianin të rifillojnë për disa javë duke iu shmangur lëshimit të fundit të raketave nga Koreja e Veriut.
Koreja e Veriut, tashmë e sanksionuar rëndë, është ndaluar të testojë raketat balistike nën rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./ATSH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...