Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Pheniani lëshoi të premten një raketë të re me rreze të shkurtër veprimi në brigjet lindore të tij. Ky është një tjetër hap i Koresë së Veriut, me të cilin ajo thotë se shpreh zemërimin e saj për stërvitjet ushtarake amerikano-jugkoreane.
Brenda tre javëve të fundit Koreja e Veriut ka realizuar gjashtë prova me raketa. Këto zhvillime shënojnë një qëndrim më provokues nga ana e Phenianit, që ka refuzuar të zhvillojë bisedime me Seulin apo Uashingtonin.
Pas një takimi urgjent të premten, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalojë provat me raketa dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të rrisin tensionet ushtarake.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalojnë Korenë e Veriut të kryejë prova me raketa balistike. Por Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk sheh “asnjë problem” me provat me raketa, duke thënë se ato nuk mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...