Ish-prezantuesi televiziv i Fox News, Pete Hegseth, është emëruar Sekretar i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë në Senat. Vota vendimtare që çoi në konfirmimin e tij erdhi nga zëvendëspresidenti JD Vance, duke zgjidhur ngërçin që kishte bllokuar procesin.
Tre senatorë republikanë votuan kundër Hegseth, ndërsa shumica e nevojshme u sigurua vetëm në momentet e fundit. Mes atyre që kundërshtuan emërimin e tij ishin edhe senatorët republikan: Mitch McConnell, Lisa Murkowski dhe Susan Collins.
Pete Hegseth, 44 vjeç, do të drejtojë Pentagonin, një nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë amerikane. Karriera e tij më e spikatur ka qenë si prezantues në kanalin televiziv Fox News, i njohur për qëndrimet e tij mbështetëse ndaj Donald Trump.
Ky emërim ka qenë ndër më të debatueshmit në kabinetin e ri të Presidentit Trump, pasi Hegseth nuk ka përvojë të mëparshme politike, përveç një kandidature të pasuksesshme për Senatin amerikan në shtetin e Minesotës. Emërimi i tij shënon një tjetër vendim të diskutueshëm nga administrata e re, duke ngjallur debate mbi kualifikimet dhe përvojën e tij për të udhëhequr Departamentin e Mbrojtjes./rtk
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën