Pesëdhjetë nga më shumë se 300 nxënësit e rrëmbyer nga një shkollë katolike nigeriane javën e kaluar kanë ikur dhe janë ribashkuar me prindërit e tyre, tha të dielën Kisha Katolike dhe Shoqata e Krishterë e Nigerisë (CAN).
Megjithatë, rreth 253 prej të rrëmbyerve, përfshirë 12 anëtarë të stafit dhe mësues, janë ende me rrëmbyesit, tha kryetari i CAN, Bulus Yohanna, një peshkop katolik i cili është gjithashtu pronar i shkollës.
Në një deklaratë, Yohanna tha se nxënësit shpëtuan midis së premtes dhe së shtunës. Prindërit u nisën me nxitim drejt shkollës në shtetin Niger, në perëndim të kryeqytetit Abuja, pasi dëgjuan se disa fëmijë kishin arritur të arratiseshin.
Amose Ibrahim ishte një nga prindërit që shkoi në shkollën St. Mary për të kontrolluar nëse ndonjë nga tre fëmijët e tij kishte shpëtuar.
Personat e armatosur kishin rrëmbyer nxënës dhe mësues nga shkolla të premten, në sulmin më të fundit nga një seri sulmesh ndaj shkollave që ka detyruar disa shtete veriore të mbyllin institucionet arsimore. Qeveria gjithashtu urdhëroi mbylljen e 47 kolegjeve në veri, shkruan Reuters.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...