Nga 2 janari, Gjermania, Republika Dominikane, Afrika e Jugut, Belgjika dhe Indonezia nisën zyrtarisht mandatin si vende anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Mandati i tyre dyvjeçar do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2020. Ndër 15 vendet e Këshillit të Sigurimit, Kina, Franca, Rusia, Britania dhe ShBA-ja janë anëtare të përhershme. 10 vendet e tjera janë anëtare jo të përhershme dhe çdo vit zgjidhen me votim pesë prej tyre për një mandat dyvjeçar.
Vendet anëtare jo të përhershme nuk mund të rizgjidhen për një mandat të dytë radhas. Ndarja e këtyre 10 vendeve bëhet mbi bazën e kuotave rajonale. Afrika ka tre vende, Azi-Paqësori, Amerika Latine e Karaibet dhe Europa Perëndimore nga dy vende dhe Europa Lindore një vend./21 Media
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media