Pesë njerëz kanë mbetur të vdekur pasi një uragan i rrallë i shoqëruar me breshër të madhësisë së një topi të tenisit ka goditur disa fshatra në Moravia, në juglindje të Republikës Çeke.
Sipas zyrtarëve, së paku 83 persona janë plagosur dhe 45 prej tyre janë pranuar në gjendje të rëndë në një spital të qytetit Hodonin.
Zona e prekur më keq është fshati i quajtur Luzice, ku 100 deri në 120 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar, sipas kryetarit të kësaj komune, Tomas Klasek, raporton CNN.
Gjendja u përshkrua si alarmante me kulmet e shtëpive dhe ndërtesave të rrënuar, dritare të thyera, makina të përmbytura dhe mbeturina të shpërndara gjithandej nëpër rrugë.
Rreth 100 zjarrfikës, përfshirë ekuipazhe shtesë nga Austria dhe Sllovakia, po ndihmojnë për rimëkëmbje në bashkëpunim me ekipet urbane të kërkimit dhe shpëtimit, sipas ministrit të Brendshëm të këtij shteti, Jan Hamacek.

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...
Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorë...
Mbreti Charles III kërkon vendosmëri të palëkundur për mbroj...
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...