Një sulm ajror nga forcat besnike të komandantit ushtarak Khalifa Haftar pranë kryeqytetit libian vrau pesë mjekë, tha të dielën Qeveria e Kombeve të Bashkuara (GNA) e njohur nga OKB.
“Spitali i vendosur në rrugën e aeroportit [Tripoli jugor] u godit nga një sulm ajror”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Lamine al-Hashemi.
“Pesë mjekë u vranë dhe shtatë njerëz të tjerë, përfshirë edhe shpëtimtarë, u plagosën” në sulmin që al-Hashemi tha se ishte kryer nga një avion luftarak i Haftar.
Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) gëzon mbështetjen e Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Rusisë, filloi një ofensivë në fillim të prillit për të marrë kontrollin e Tripolit.
Asnjë konfirmim i menjëhershëm apo mohim i sulmit nga forcat e Haftarit nuk është bërë, raporton Al Jazeera.
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar