Një trup i pajetë është nxjerrë të hënën nga ujërat e lumit Danub, në Hungari, 5 ditë pas incidentit të ndodhur javën e kaluar kur një varkë me turistë u mbyt. Mjeti lundrues po transportonte turistë koreano-jugorë dhe u fundos pasi u përplas nga një anije tjetër.
Trupat e 7 prej tyre u rekuperuan natën e tragjedisë, ndërsa 7 të tjerë u shpëtuan të gjallë. Aktualisht, 19 shtetas koreano-jugorë dhe 2 hungarezë konsiderohen të humbur dhe dyshohet se janë mbytur. Trupi i rekuperuar ditën e hënë nuk është identifikuar ende, por sipas autoriteteve bëhet fjalë për një person me prejardhje aziatike. Më herët gjatë së hënës zhytësit hungarezë u përpoqën të arrinin varkën e fundosur, por u penguan nga prurjet e rritura të lumit Danub. /ABC News Albania
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...