Rajoni i tensionuar i Kashmirit është përfshirë sërish nga dhuna, pasi ushtritë e Indisë dhe Pakistanit shkëmbyen sulme të rënda artilerie gjatë natës mes së enjtes dhe të premtes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve. Katër prej tyre u vranë në territorin pakistanez dhe një në anën indiane. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Shkëmbimet e zjarrit ndodhën pas një sulmi të përgjakshëm ndaj turistëve hindu në pjesën indiane të Kashmirit më 22 prill, ku mbetën të vrarë 26 civilë. India fajësoi Pakistanin për mbështetjen e militantëve përgjegjës, akuzë që Islamabad e mohoi.
Përgjigjja indiane përfshiu sulme ajrore më 7 maj në territorin pakistanez, të cilat sipas autoriteteve në Islamabad lanë pas 31 civilë të vdekur. Sulmet janë ndjekur nga përplasje me dronë, që të dyja palët i kanë mohuar. Konflikti ka ndezur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm mes dy fuqive bërthamore, duke rritur pasigurinë në rajon dhe lënë civilët në vijën e zjarrit.
Konflikti për Kashmirin, një çështje e pazgjidhur që prej ndarjes së Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947, vazhdon të rrezikojë stabilitetin e gjithë Azisë Jugore. /abcnews.al
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...