Një adoleshente, e cila u dogj e gjallë nga ish-partneri, dha frymën e fundit në spitalin ku po kurohej, pas pesë ditësh beteje me vdekjen.
18 vjeçarja Katerine Gomes u shtrua në spital me djegie në 60 përqind të trupit të saj. Sipas policisë, autori është një 19-vjeçar nga Venezuela, i cili e dogji të renë me benzinë.
Pak ditë më parë 18-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre.
“Ajo luftoi për jetën e saj, por, për fat të keq, sasia e dëmit që pësoi e bëri të pamundur që mjekët t’i shpëtonin jetën dhe ata na thanë se ajo kishte vdekur,” tha ministrja e grave në Peru, Nancy Tolentino për radiostacionin RPP.
Tolentino kritikoi policinë vetëm se kishte lëshuar një urdhër arresti për të dyshuarin, të identifikuar si Sergio Tarache Parra, të enjten, pesë ditë pas krimit vdekjeprurës.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...