Pamje të reja janë duke dalë nga Hong Kongu, ku protestuesit shihen duke u përleshur me policinë.
Disa arrestime janë bërë deri tani, kurse sipas raportimeve të mediave lokale një protestës është qëlluar me armë zjarri, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Autoritetit Spitalor janë konfirmuar se 15 persona të moshës 18 dhe 52 janë hospitalizuar. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Një grup protestues janë duke u përpjekur të sulmojnë një urë të sipërme në Admiralty pranë Këshillit Legjislativ – i njohur në Hong Kong si LegCo – ku ndodhet policia.

Ata po përparojnë ngadalë ndërsa po struken nën disa çadra.

Policia po qëllon gaz lotsjellës në atë që konsiderohet si një distancë jashtëzakonisht e afërt.
Prej muajsh Hong Kongu po proteston kundër ndikimit kinez, duke kërkuar që të mbahen zgjedhje demokratike./arbresh.info/


Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...