Njoftimi i Koresë së Veriut për të ndaluar testimet raketore dhe bërthamore është përshëndetur nga mbarë bota.
Udhëheqësi Kim Jong-un tha se testet e mëtejshme nuk ishin të nevojshme, pasi Veriu kishte treguar se kishte armë bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
Donald Trump e përshkroi masën si “lajm i mirë” për botën, ndërsa Koreja e Jugut tha se ishte përparim kuptimplotë.
BE tha se ishte “pozitive”, por kërkoi denuklearizim të plotë.
Koreja e Veriut është duke u përgatitur për samitet historike me Korenë e Jugut dhe SHBA.
Kim Jong-un tha: “Prej 21 prillit, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe nisjet e raketave balistike ndërkontinentale”.
Njoftimi i papritur, transmetuar nga agjencia e lajmeve KCNA e vendit, tha gjithashtu se një vend testimi do të mbyllet./Arbresh.info/
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad