Të paktën tetë persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus të dielën pranë vendpushimit popullor meksikan të Kankunit, thanë autoritetet.
Autobusi i kompanisë ADO mbante rreth 45 pasagjerë, disa prej të cilëve shtetas të huaj, sipas mediave lokale, shkruan NDTV transmeton arbresh.info
Automjeti po shkonte drejt Kankunit nga qyteti Merida, në shtetin fqinj të Jukatanit.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi u përmbys pasi goditi një kamion që po punonte në trenin turistik Maja që qeveria po ndërton në zonë.
Paramedikët dhe shërbimet e shpëtimit shkuan në vendin e përplasjes, duke transferuar disa nga të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm të Kankunit.
Kankun është një nga destinacionet kryesore të plazhit në Meksikë dhe frekuentohet nga turistë vendas dhe ndërkombëtarë. / arbresh.info/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...