Ka ndodhur një përplasje mes kamionit dhe autobusit të pasagjerëve, ku si pasojë 13 persona mbetën të vdekur e shumë të tjerë të lënduar.
Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Nitra, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 20 persona kanë pësuar lëndime, kurse thuhet se numri i viktimave mund të rritet, sipas shërbimeve të shpëtimit.
Policia tha se disa njerëz mbetën të bllokuar në autobus.

Asnjë detaj nuk ishte në dispozicion menjëherë për viktimat, cila kompani drejtonte autobusin ose çfarë mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Policia postoi fotografi të vendit të aksidentit në Facebook, ku autobusi mund të shihet i përmbysur në anën e rrugës./arbresh.info/


Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës