Janë publikuar pamjet e momentit dramatik, kur dy helikopterë policorë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, u dëmtuan si pasojë e përplasjes. Me këtë rast, pesë policë dhe një civil, pësuan lëndime të lehta.
Incidenti që ndodhi gjatë vitit 2012, në aeroportin e helikopterëve të Departamentit Policor në Pasadena, kur njëri po aterronte, teksa tjetri po bëhej gati të nisej, transmeton Telegrafi.
Pamjet tregojnë momentin e përplasjes së dy Bell OH-58 dhe shpërndarjen e pjesëve gjithandej, teksa të pranishmit përpiqeshin të ikin.
Policia ka deklaruar se në këtë ngjarje që ndodhi më 17 nëntor, u lënduan pesë policë në bord si dhe një civil që ndodhej në aeroport. Ata janë dërguar në spital me lëndime të lehta, prej nga janë lëshuar menjëherë pas trajtimit mjekësor. /Telegrafi/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...