Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen gradualisht, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz.
Shirat e rrëmbyeshëm natën e së dielës shkaktuan dëmtimin e dy digave, duke bërë që uji të përfshijë gjithçka në rrugët e qytetit.
Përmbytjet lanë pas një skenë shkatërrimi dhe dëshpërimi në një pjesë të madhe të qytetit. Ndërtesa të tëra u shkatërruan ndërsa shumë makina mund të shihen të përplasura me mure. Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë.
Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së.
Numri i saktë i të vdekurve mbetet i panjohur. Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual do të jetë shumë më i lartë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) flet për mbi 38,000 njerëz të zhvendosur në pjesën lindore të vendit të ndarë, 30,000 vetëm në Derna./abcnews.al
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...