Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas stuhive të mëdha dhe përmbytjeve në qytetin italian, Livorno.
Katër anëtarë të një familje kanë humbur jetën pasi bodrumi ku jetonin ato u përmbyt. Gazeta italiane Il Tirreno raporton se dy prindërit dhe djali humbën jetën së pari, ndërsa vajza u shpëtua nga gjyshi i saj, transmeton portali arbresh.info
Fatkeqësia rriti numrin e viktimave pasi gjyshi në përpjekje për të shpëtuar anëtarët e tjerë të familjes u mbyt.

Banorët e qytetit kanë theksuar se asnjëherë vendi nuk ka përjetuar një mot kaq të keq.
Kryebashkiaku, Filippo Nogarin për agjencinë e lajmeve AFP ka theksuar se shkalla e përmbytjeve ishte krejtësisht e papritur.
Masat paraprake janë duke u marrë në Romë, pasi pritet që edhe kryeqyteti italian të goditet nga shirat e stuhishëm./arbresh.info/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij