Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Greqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se qytetarët shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Greqi për çdo nevojë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë i Ramës:
Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore
Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë , në numrin e aktivizuar të telefonit ???, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë
Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës ????-??????????, në dispozicion të qytetarëve ??/? dhe në adresën e email-it [email protected]/Arbresh.info/
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë