Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Brazil ka shkuar në 100 dhe pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.
Përmbytjet plagosën qindra njerëz dhe detyruan 160,000 të tjerë të largoheshin nga shtëpitë e tyre ndërsa të zhdukur janë 128 të tjerë.
Rreth 15,000 ushtarë, zjarrfikës, policë dhe vullnetarë ishin në punë në të gjithë shtetin për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të transportuar ndihma.
Situata më e rëndë është në kryeqendrën e shtetit Rio Grande do Sul, në Porto Alegre i cili është i përfshirë i gjithi nga përmbytjet. Këto pamje me dron tregojnë se niveli i ujit është rritur aq shumë në disa zona.
Shtëpitë një-katëshe janë mbuluar nga uji ndërsa kjo pistë e aeroportit në qytetin e Porto Alegres gjendet në pushtetin e ujit. Jashtë këtij stadiumit, banorët përdorën varka për të kaluar nga një zonë në tjetrën.
Shumë banorë nuk kanë akses në ujë të pijshëm apo energji elektrike ndërsa janë ndërprerë shërbimet telefonike dhe të internetit në shumë vende duke e bërë të pamundur për ta për të komunikuar me autoritet e për të kërkuar ndihmë./tvklan.al
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...