Përmbytjet kanë dërguar mbeturina plastike përgjatë lumenjve në Hungari gjatë ditëve të fundit, thonë zyrtarët, pavarësisht kërkesave të mëparshme ndaj fqinjëve të saj në Ukrainë dhe Rumani për t’i dhënë fund ndotjes. Që nga e hëna, njësitë e largimit të mbeturinave kanë larguar 500 metra kub mbeturina nga lumi Tisza dhe Szamos, tha Gabriella Siklos, një zëdhënëse e Autoriteteve Hungareze të Ujit, raporton Reuters.
Shishet e plastikës janë duke rrjedhur në Tisza nga Ukraina, ku fillon, dhe në lumin Szamos që rrjedh nga Rumania, tha Gabor Olnar, një inxhinier.
“Në Tivadar (një fshat përgjatë lumit Tisza) janë ende duke rrjedhur 50-70 shishe çdo minutë dhe numra të njëjtë janë në lumin Szamos,” tha ai.
Ndërsa shumë nga mbeturinat që rrjedhin në drejtim të rrymës janë organike, me rritjen e nivelit të ujit, mbeturinat shtëpiake, duke përfshirë madje edhe televizorë, shfaqen së bashku me shishet e plastikës, tha Molnar.

Mbeturinat lundruese arritën kufirin e Hungarisë javën e kaluar, duke kërkuar vendosjen e ekipeve për largimin e mbeturinave për herën e gjashtë gjatë vitit të kaluar, tha Siklos, duke shtuar që sasia e mbetjeve ishte e njëjtë në rastet e mëparshme, transmeton arbresh.info.
Korrikun e kaluar Presidenti Hungarez, Janos Ader u bëri thirrje Ukrainës dhe Rumanisë të ndalojnë ndotjen e dy lumenjve kryesorë që rrjedhin nëpër Hungari pasi përmbytjet sollën “qilima të ndyra” me shishe plastike nga fqinjët e saj./arbresh.info/

SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës