20 korriku është shpallur ditë zie kombëtare në Belgjikë për 21 personat që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, sipas një deklaratë të kryeministrit Alexander De Croo.
Pas tre ditësh reshjesh, lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe fshatrat në disa pjesë të vendit.
Në Liege, qytet i shkatërruar tashmë, vijojnë operacionet për pastrimin e rrugëve.
Nuk është ende e qartë se sa janë dëmet e shkaktuara pasi shumë vende janë të paarritshme për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve.
Një fëmijë 6 vjeç arriti të bashkohet me prindërit pas dy ditësh. Në Holandë është prishur një digë në provincën e Limburgut.
Autoritetet iu kërkuan banorëve që të largohen nga zona dhe të strehohen në vende të sigurta. Disa prej tyre nuk arritën as të ndihmojnë prindërit e moshuar.
Autoritetet holandeze kanë vendosur të nxjerrin ushtrinë në jug të vendit për tu përballur me atë që e kanë cilësuar si moti më i keq i 300 viteve të fundit./Gazeta Telegraf/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...