Lumi i Senës ka dalë tashmë edhe mbi rrugët e Parisit duke mbuluar me ujë rrugët përgjatë tij në Ile Saint Louis dhe Ile de la Cite.
Niveli i ujit tashmë i ka kapërcyer 4.50 metrat por ekspertët thonë se në ditët në vijim, mund të nisë stabilizimi i situatës.
E gjithë Franca jugperëndimore ndërkohë është goditur nga përmbytje të rënda të hënën, pas ditësh të tëra shira të rrëmbyeshëm dhe disa rajone, përfshirë Parisin, mbeten nën alarm për përmbytjet ndërkohë që janë në pritje të valës së të ftohtit që pritet të mbërrijë më vonë këtë javë.
Qindra persona janë evakuar në shumë zona, përfshirë bordonë, ku lumi Charente ka shënuar një nivel rekord prej 6.20 metrash. Edhe qyteti Cognac, qendra e prodhimit të konjakut ka mbetur nën ujë. Meteorologët presin që uji të nisë të tërhiqet në mesjavë, por në vijim, Francën e pret një tjetër sfidë, ajo e valës së të ftohtit që tashmë i ka përfshirë vendet më në veri të kontinentit.
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...