Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në jug të Tajlandës që kanë prekur mijëra njerëz, duke detyruar qindra prej tyre të largohen nga shtëpitë e tyre.
Më shumë se 70,000 shtëpi janë prekur nga përmbytjet që filluan më 22 dhjetor në provincat Satun, Songla, Patani, Yala dhe Narathiwat, sipas autoriteteve rajonale.
Gjashtë persona, përfshirë një grua 89-vjeçare dhe një fëmijë të vogël, vdiqën në Narathiwat.
Ekipet e shpëtimit e kaluan natën duke shpërndarë shishe me ujë dhe ushqim dhe duke inspektuar shtëpitë për të vlerësuar dëmet dhe për t’u siguruar që nuk kishte njerëz brenda.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Tajlandës tha se niveli i ujit kishte rënë këtë mëngjes.
Në vitin 2011, përmbytjet shkaktuan qindra viktima dhe dëmtuan miliona shtëpi në të gjithë vendin./abcnews.al
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...