Të paktën 21 anëtarë të dy familjeve humbën jetën nga përmbytjet në provincën perëndimore Farah të Afganistanit të martën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.
Zëdhënësi Abdul Mateen Qaniee tha se mes viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se pesë të tjerë pësuan lëndime.
Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar dhe ishin duke u ngjitur në një mal kur u gjendën përpara kushteve të ashpra atmosferike me shiu të madh dhe stuhi breshëri. Ndërkohë përmbytjet e ndodhura vitin e kaluar shkaktuan 315 viktima dhe më shumë se 1600 të plagosur në veri të Afganistanit./abcnews/
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...