Gjashtë emigrantë humbën jetën jashtë Libisë në një varkë që u përmbys në det ndërsa 93 të tjerë u kthyen në Kohms nga Garda Bregdetare e vendit afrikan.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e bëri të njohur në Twitter, duke saktësuar se “midis tyre ishte edhe një grua që lindi një fëmijë në bord “.
Të gjithë emigrantët e sjellë në breg të detit u lanë të lirë.
Alarm Phone informon se “ata njerëz, të cilët na kishin thirrur ne, mund të ishin shpëtuar nga Mediterranea Saving Humans, por u kapën nga aleatët libianë të Evropës. 93 njerëz dhe foshnja e lindur në det u kthyen në Libi, një zonë lufte dhe gjashtë vdiqën “.
Në bord ishin tetë fëmijë dhe njëzet gra.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...