Përmbytet varka me emigrantë në Spanjë, 3 të vdekur dhe 7 të zhdukur

16:00 | 22 Mars 2024
K.B

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Spanjës.

Ekipet e shpëtimit gjetën pesë pasagjerë në bord, tre prej të cilëve kishin të vdekur.

Dy të mbijetuarit u transportuan me helikopter në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit tha se gjithsej 12 persona ishin në bord kur varka u nis nga Algjeria gjashtë ditë më parë.

Ndërkohë ka nisur një operacion kërkimi për 7 personat e zhdukur./abcnews.al