Një foto e shpërndarë nga bashkëshortja Alyssa në rrjetet sociale pak ditë më parë bëri të njohur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe më tej mjekun Jared Burks.
Në fotografi, shihet mjeku nga Jonesboro në Arkansas që i ndarë nga xhami i derës së shtëpisë, prek dorën e vogël të djalit të tij 1-vjeçar, që po ecte për herë të parë.Arsyeja e ndarjes ishte pikërisht karantina e detyruar për mjekun që po punonte me orare të stërzgjatura në pavionet e spitalit që po mbusheshin me pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Fotografia u shpërnda në rrjet më shumë se 70 mijë herë, duke u shndërruar në një pamje simbol të sakrificave të personelit mjekësor në luftën kundër COVID-19.Por viti 2020 do të duhet të harrohet sa më shpejt nga mjeku dhe familja e tij.
Pak ditë më vonë, gruaja e tij deklaroi se shtëpia e tyre, përfshirë edhe xhami që ndante babë e birë në foto, ishin shkatërruat totalisht nga një tornado.“Jemi të gjithë mirë, por shtëpia iku. Jared ishte brenda, por për fat ka shpëtuar”, deklaroi bashkëshortja, duke treguar rrënojat e shtëpisë.Të shtunën e kaluar një seri tornadosh ka krijuar panik dhe shkatërrim në shtetet e Arkansas, Illinois dhe Iowa, duke plagosur 22 persona, por pa lënë viktima./lexo
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit