Gjatë një përleshje në një burg në pjesën verilindore të Brazilit kanë mbetur të vdekur shtatë persona, raportojnë mediat lokale.
Vdekjet kanë ndodhur si pasojë pasi rojet janë tentuar të marrin nën kontrollë një tentativë ikje në qendrën e ndalimit në qytetin Ladoa Seca, në shtetin Paraiba, transmeton portali arbresh.info
Të burgosurit kanë reaguar ndaj veprimeve të rojeve duke vënë zjarr në dyshekë dhe moblijë. Më pas përleshjet kanë filluar edhe në mes të burgosurve.
Sipas mediave lokale disa nga të burgosurit janë djegur deri në vdekje, ndërsa disa të tjerë u vranë gjatë përleshjeve me thika.
Më shumë se 20 të burgosur arritën të iknin nga qendra gjatë zjarrit dhe po kërkohen nga policia./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...