Protestuesit kanë bllokuar trafikun dhe janë përleshur me forcat e sigurisë në kryeqytetin armen të Yerevanit.
Protestat kundër emërimit të ish presidentit Serzh Sargsyan në pozitën e kryeministrit kanë hyrë në ditën e tetë, transmeton portali arbresh.info.
Në një video të postuar shihen demonstruesit duke u përleshur me policinë gjersa ata bëjnë arrestime.
Sargsyan është zgjedhur kryeministër nga parlamenti me 17 prill, pasi kishte shërbyer si president nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2018.
Kritikët thonë se zgjedhja e tij është anti-demokratike dhe e kanë quajtur atë një kapje pushteti.
Armenia mbajti një referendum kushtetues në vitin 2015, ku u zvogëlua fuqia e presidentit dhe iu dha më shumë pushtet parlamentit./Arbresh.info/
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore