Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth orës 01:00 pas mesnatës, në qytetin Falkensteinstrasse të St. Gallenit.
Në këtë përleshje është përfshirë një 46-vjeçar nga Kosova ku ka mbetur i plagosur së bashku me gruan e tij 43-vjeçare, por që gjendja e saj shëndetësore është më e mirë, pasi është plagosur lehtë.
I dyshuar për plagosjen e çiftit është një tjetër kosovar, i moshës 23-vjeçare, i cili u paraqit në polici. Ai u arrestua pasi akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë konfliktit.
Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po heton historinë e deliktit, transmeton albinfo.ch.
46-vjeçari i plagosur u desh të transportohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vet.
Në këtë ngjarje janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër