Përkundër një fillimi të ngadaltë, përpjekja e Bashkimit Evropian për vaksinimin kundër COVID-19 ka arritur atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mes të muajit shkurt, më pak se 4 përqind e njerëzve që jetojnë në 27 vendet e BE-së u vaksinuan të paktën pjesërisht kundër koronavirusit, krahasuar me gati 12 për qind në SHBA.
Këto statistika janë sipas Our World in Data, një botim shkencor online i lidhur me Universitetin e Oksfordit, shkruan AP.
Tani BE ka tejkaluar SHBA-në me rreth 60 përqind të banorëve që kanë marrë të paktën një dozë, kundrejt më pak se 58 përqind të amerikanëve.
Anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania, Peter Liese tha se procesi i vaksinimit në Evropë ka filluar të përshpejtohet.
“Procesi i ngadalshëm i BE -së për miratimin e vaksinimeve e vonoi procesin, por tani qytetarëve u është kthyer besimi dhe procesi po zhvillohet me shpejtësi”, shtoi ai.
Derisa SHBA-ja dhe Britania lëshuan autorizime urgjente për vaksinim, Bashkimi Evropian e tejkaloj këtë proces për një kohë shumë të shkurtër./klankosova/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...