Një pjesë e madhe e qytetit portual Tianjin është futur në karantinë për shkak të përhapjes së variantit “Omicron” të koronavirusit. Zhvillimi vjen vetëm një muaj përpara lojërave olimpike dimërore në Pekin.
Transmetuesi shtetëror CCTV tha se qeveria ka ndarë Tianjin dhe 14 milionë banorët e tij në tre nivele kufizimesh, duke filluar me zonat e bllokimit ku njerëzit nuk lejohen të largohen fare nga shtëpitë e tyre.
Në zonat e kontrollit, çdo familje ka mundësi që te ketë një anëtar që lejohet të dalë e të blejë sende ushqimore çdo ditë, ndërsa në zonat e parandalimit, njerëzit duhet të qëndrojnë brenda lagjeve të tyre të afërta.
Autobusët dhe trenat nga Tianjin në Pekin janë pezulluar dhe njerëzve u është thënë që të mos largohen nga qyteti nëse nuk kanë punë urgjente. /abcnews.al/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja