Përhapja e epidemisë Zika në rënie

18:20 | 25 Prill 2016
M. A.

Përhapja e epidemisë Zika në Brazil është në rënie të dukshme, tha të hënën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Epidemia është në rënie në Brazil, gjithashtu në Kolumbi dhe Cape Verde”, u tha gazetarëve asistent drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë shkencore për epideminë Zika në Paris, edhe pse nuk dha shifra për të mbështetur deklaratën e tij, raporton agjencia e lajmeve AFP./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale