Sot e gjithë bota i kishte sytë nga qielli për të parë se ku do të bjerë raketa kineze Mars Long Long 5B. Mediat e huaja shkruajnë se mbetjet e raketës kanë hyrë në atmosferën mbi Oqeanin Indian dhje kanë rënë në një zonë afër ishujve të Maldive.
Ky fakt u bë i ditur nga zyra e fluturimeve njerëzore të agjencisë kineze hapësinore CNSA. Ndaj përjashtohet edhe rënia e një ose më shumë fragmenteve të mjeteve të raketës në territorin italian, duke e përjashtuar nga ‘zona e rrezikut’.
Pozicionimi i raketës u konfirmua edhe nga të dhënat e Komandës së Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (Norad). Krahasuar me vlerësimet fillestare, ata treguan Atlantikun e Veriut si një pikë të mundshme të ri-hyrjes.
Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë hedhurinë hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se një pjesë e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara. /arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...