Një studente saudite që ndjek studimet në universitetin e Leeds në Anglisë, është rikther në shtëpi për pushime ku i është shqiptuar dënimi me burgim prej 34 vitesh, për shkak se ka llogari në Twitter dhe se është ndjek në këtë rrjet social disidentët dhe aktivistët.
Ajo u dënua nga Gjykata Speciale saudite kundër terrorizmit e kjo ndodhi një javë pas vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Arabinë Saudite, ku aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmëruan të parin e shtetit më të fuqishëm në botë, se mbretëria e këtij vendi mund të esklaoj dhe të persekutoj disidentët dhe aktivistët e tjerë që mbështesin demokracinë, shkruan “The Guardian”.
Ky shembull është më i fundit që tregon se si Mohammed bin Salman, ka për objektiv përdoruesit e Twitter që është pjesë e fushatës se represionit – duke tentuar të kontrolloj në mënyrë indirekte gjithçka që ai konsiderohen se është kundër tij.
Salma al-Shehab, 34-vjeçe, është nënë e dy fëmijëve dhe fillimisht ishte dënuar me tre vite burgim për “krimin” që ajo e bëri kur vendosi të hap llogari në Twitter dhe të përdor internetin.
Por në seancën gjyqësore të së hënës, ajo u dënua me 34 vite burgim dhe 34 vite ndalesë për udhëtim jashtë vendit. /arbresh.info/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...