Pasojat ekologjike të katastrofës në Amazonën e Brazilit tashmë kanë filluar të ndihen. Në këtë vend gjatë tre muajve të fundit janë zhdukur më shumë se 500 milionë bletë.
E bletarët nga të gjitha rajonet e Brazilit kanë njoftuar se bletët kanë filluar të zhduken në numër të madh, kurse vetëm në Rio Grande do Sul janë zhdukur afro 400 milionë insekte, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq ekspertët besojnë se prapa gjithë kësaj qëndron përdorimi i tepërt i pesticideve, në veçanti disa lloje që janë rreptësisht të ndaluara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Bletët nuk iu rezistojnë kimikaleve siç është fipronili dhe neonikotinoidi, e pikërisht këto substanca BE-ja i ka ndaluar në vitin 2018, e po të njëjtin vit presidenti brazilian Jair Bolsonaro kishte shfuqizuar ligjin që ndalon përdorimin e këtyre pesticideve.

E përdorimi i pesticideve është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit në Brazil, kurse 193 prodhues të ndryshëm përmbajnë kimikale që janë të ndaluara në vendet tjera apo në ato që janë anëtare të BE-së.
E zhdukja e një numri kaq të madh të bletëve do të mund të ishte edhe më i madh në mbarë botën. 4 në 10 koshere të bletëve në SHBA janë zhdukur gjatë viteve të fundit.
E me probleme të ngjashme po përballen edhe Kanadaja, Meksika, Argjentina dhe Turqia. Në anën tjetër ekspertët pretendojnë se nëse nuk do të kishte bletë për disa vite në Tokë, do të zhdukeshin rreth 100 mijë lloje të bimëve.
E nëse ato vërtetë zhduken për një periudhë të shkurtër kohore, jo vetëm që do të zhduken bimët, por edhe kafshët që ushqehen me to. E pikërisht kjo është arsyeja pse janë shumë të rëndësishme, si për gjithë botën shtazore ashtu edhe për atë bimore. Një nga tre shujtat që i hamë na i kanë mundësuar pikërisht këto insekte të vogla.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...