Gati 2,500 emigrantë që po udhëtonin me barka në ujrat e Italisë janë shpëtuar gjatë tre ditëve të fundit, kanë deklaruar Rojet Bregdetare.
Rreth 1,100 rrezikonin përmbytjen pasi udhëtonin me barka të prishura nga brigjet e Libisë, transmeton portali arbresh.info.
Që nga fillimi i këtij viti, në Itali kanë hyrë më shumë se 10,700 emigrantë, ka deklaruar Ministria e Brendshme.
Sipas kësaj Ministrie numri i të ardhurve është tri herë më i lartë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar rreth 181 mijë emigrant kanë arritur në Itali përmes detit, ndërsa më shumë se 5 mijë e kanë humbur jetën. Që nga vitin 2015, më një shumë se një milionë e gjysmë emigrant kanë hyrë në Evropë./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...