Pentagoni njoftoi sot se Rusia vazhdoi të shtojë forca ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën gjatë fundjavës.
“Edhe gjatë fundjavës, ne pamë që Putin shtoi kapacitetin e forcave të tij përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në Bjellorusi,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Reuters.
Ai tha se duket se forcat ruse në këtë moment nuk janë të drejtuara drejtpërdrejt në anën lindore të NATO-s. Sipas tij, Rusia ka 100 mijë ushtarë dhe vazhdon të shtojë forcat e saj.
Kirby tha se asnjë forcë shtesë amerikane nuk ishte urdhëruar për t’u përgatitur për dislokim në këtë kohë./indeksonline/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit