Shefi i Pentagonit, Jim Mattis ka deklaruar se ai beson se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është ende gjallë.
“Unë mendoj se Baghdadi është gjallë…dhe unë do të besoj ndryshe vetëm kur të kemi informacion të saktë se e kemi vrarë atë”, tha Mattis para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi duke e përcjell me vëmendje situatën, por ende besojmë se ai është gjallë”, ka shtuar ai.
Gjatë muajve të fundit nëpër mediat ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se lideri i Shtetit Islamik është vrarë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, që monitoron konfliktin për një kohë të gjatë, gjatë javës së kaluar ka deklaruar se ka dëgjuar nga udhëheqësit e lartë të ISIS-it në provincën Deir Ezzor, Siri, se Baghdadi ka vdekur.
Lideri i ISIS-it nuk është shfaqur publikisht që nga viti 2014 në Xhaminë e Madhe të Al-Nurit në Mosul, i cili u shkatërrua në betejën për qytetin e dytë të Irakut./Arbresh.info
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...