Në dhomën e konferencave të Pentagonit, zëdhënësi John Kirby është pyetur nëse SHBA-ja mund të kryejë misione të ngjashme si parashutistët britanikë për të tërhequr qytetarët nga Kabuli.
Kirby u përgjigj se misioni ushtarak amerikan vazhdon të jetë kontrolli mbi aeroportin, raporton bbc.
Kirby më vonë u pyet nëse misioni amerikan – dhe perspektiva për të qëndruar në Afganistan përtej 31 gushtit – kërkon “miratimin” e Talebanëve.
“Është një fakt themelor i realitetit se ku jemi, komunikimi dhe një nivel i caktuar marrëveshjeje me Talebanët për atë që ne po përpiqemi të arrijmë, duhet të vazhdojë të ndodhë”, përgjigjet Kirby.
Ai thekson se nuk ka pasur “asnjë ndërveprim armiqësor” midis Talebanëve dhe trupave amerikane.
Ndryshe, trembëdhjetë aeroplanë mallrash C17 arritën në 24 orët e fundit me më shumë trupa dhe pajisje. Dymbëdhjetë C17 u larguan nga Kabuli në të njëjtën periudhë me më shumë se 2,000 të evakuuar./Telegrafi/
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët