Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka komentuar mbi takimin e fundit mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, duke bërë thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Moskës.
Në një intervistë për CNN-in, Pence deklaroi se, megjithëse Trump preferon një stil të butë diplomacie, tashmë është koha që “çekiçi duhet të vijë dhe duhet të vijë menjëherë”. Ai theksoi se takimi i Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të pasohet nga veprime konkrete.
Pence bëri thirrje që Trump t’i kërkojë udhëheqësit të shumicës në Senat, John Thune, të miratojë menjëherë një projektligj tjetër për sanksione kundër Rusisë. Sipas tij, një kombinim i dialogut me veprime ndëshkuese do ta bënte të qartë për Putinin se SHBA-ja është e gatshme të dëmtojë ekonominë ruse, ndërsa thellon angazhimin e saj për sigurinë e Ukrainës dhe bashkëpunimin me aleatët evropianë.
Megjithatë, Pence vlerësoi përpjekjet e Trump për të arritur një armëpushim, duke e quajtur atë një veprim të rëndësishëm, veçanërisht duke pasur parasysh “zërat brenda dhe përreth administratës që do ta kishin shkëputur Ukrainën muaj më parë”.
/rtsh.al/
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...