Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dëshmonte para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit sepse Kongresi “nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë time”.
Në një intervistë me televizionoin CBS, Pence tha se do të ishte një “precedent shumë i keq për Kongresin që të thërriste një nënpresident të Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar rreth bisedimeve të zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë.”
Në seancat e profilit të lartë, komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve e ka vënë theksin tek refuzimi i Pence për të mbështetur përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve ku ai humbi ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.
Megjithatë Pence, tha se nuk do të bashkëpunonte vullnetarisht me komisionin e Kongresit, duke thënë se do ta refuzonte një gjë të tillë./voa/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...