Uashingtoni ripërsëriti dje akuzat kundër Pekinit në çështjen e tregtisë, duke e akuzuar se vazhdon të inkurajojë vjedhjen e njohurive teknologjike amerikane.
Në një raport të publikuar fillimisht në muajin mars, përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer deklaroi se Kina nuk i kishte ndryshuar praktikat për të cilat kritikohet prej shumë kohësh nga SHBA-ja dhe shumë vende të tjera.
“Ky përditësim tregon se Kina nuk i ka modifikuar në thelb këto praktika të padrejta, të paarsyeshme dhe që sjellin shtrembërime të tregut”, theksoi Lighthizer.
Administrata Trump akuzon Kinën për praktika tregtare të pandershme, duke drejtuar gishtin ndaj subvencioneve që i jepen sipërmarrjeve, transfertave të imponuara të teknologjive amerikane që sipërmarrjet të hyjnë në tregun kinez dhe “vjedhjen” e pronës intelektuale. /ATSH
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...